Ilustrim

Pejë, arrestohen gjashtë persona për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar gjashtë persona në Pejë të cilët dyshohen për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas raportit policor, arrestimi ka ndodhur pasi që gjatë kontrollit në  katër  lokacione, Policia ka gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale.

“Një  cigare e dyshuar si marihuanë me peshë 0.6 gram, tre  gridera për bluarje, 137 qese të zbrazëta që përdorën për substancë narkotike, dy pistoleta  me gas, dy  karikator, tridhjetë e gjashtë (36) fishek me gas, një thikë dhe një  shishe e alkoolit me mbishkrimin (ëhite ëidoë canabis)”, thuhet nmë raport.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, thuhet në njoftim.

Rasti i cili ka ndodhur dje rreth orës 06:30, është në procedurë hetimore.