Foto: Ilustrim

Pejë: Arrestohen dy burra për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një  burrë i dyshuar i cili derisa kishte qenë duke udhëtuar në një veturë taxi e kishte nxjerrë dhe repetuar një armë zjarri në prani të dëshmitarit – drejtuesit të veturës taxi.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz pa municion, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Eliot Engel”, në Pejë, më 27 shtator rreth orës 23:15.

Edhe një rast tjetër në qytetin e Pejës Policia njofton se ka arrestuar një burrë tjetër të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën Model 9×19 mm me dhjetë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.