Ilustrim

Pejë, arrestohen 2 të dyshuar për vjedhje

Policia e Pejës pas një pune operativo-hetimore ka arrestuar dje dy të dyshuar për rastin e grabitjes që ka ndodhur më 3 nëntor.

Personat e arrestuar janë A.G., i lindur më 1999 dhe B.B., i lindur më 2000.

Sipas Policisë, i dyshuari i parë e ka pranuar veprën penale dhe është personi i cili shihet në video incizime, ndërsa i dyshuari  i dytë e ka ndihmuar për shitjen e sendeve të vjedhura.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Rasti cilësohet vjedhje e rëndë.

Të dyshuarit janë arrestuar lidhur me rastin e vjedhjes që ka ndodhur më 3 nëntor.

Stacioni policor në Pejë ishte njoftuar se gjatë orëve të natës persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në lokalin e ankuesit në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë.

Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.

Policia thotë se ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit në bazë të incizimit të kamerave të sigurisë që gjendeshin në lokalin ku është kryer vjedhja.