Ilustrim

Pejë: Arrestim për falsifikim të librezave të veturave dhe dokumenteve

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 01:45, në rrugën “Agim Qelaj” në Pejë, janë arrestuar tre burra të dyshuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar libreza të veturave si dhe disa dokumente sllovene.

Sipas policisë dy të dyshuar pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt ndërsa një dërgohet në mbajtje.