Foto: Prokuroria e Pejës

Pejë - Aktakuzë për cenim të të drejtave nga marrëdhënia e punës

Prokuroria e Pejës ka përpiluar aktakuzë kundër një personi, për shkak të moszbatimit të ligjit të punës dhe kontratës kolektive të arsimit të Kosovës.

Aktakuza do të dërgohet së shpejti në gjykatë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

Qavolli tha se sapo të krijohen kushtet, aktakuza do të procedohet në gjykatën kompetente.

Aktakuza është ngritur nën dyshimin se një edukatore i janë cenuar të drejtat lidhur me orarin e punës, punën jashtë orarit dhe punën me ndërrime.

Rasti ka të bëjë me Qendrën Burimore për Mësim-shkollën e të verbërve.