Pejë, aksion bastisje në industrinë e mishit

Një aksion i gjerë që përfshin kompanitë e industrisë së përpunimit të mishit ka nisur sot në Pejë.

Pjesëtarë të Policisë e Kosovës, Inspektorati Policor, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që nga mengjesi i sotëm kane filluar bastisjen e disa lokacioneve për perpunimin e mishit në Pejë

Bastistja nga afer është percjellur edhe nga prokurorja e rastit nga Prokuroria e Gjilanit, Rozelinda Manastiri.

Cak i bastisjes janë dokumetacionet e disa kompanive, gjithashtu janë duke u kontrolluar dhe krerët e lopëve që gjenden brenda fabrikës të mishit.

Bastisja është duke vazhduar duke u kontrolluar sasia e mishit dhe stoqet branda kësaj fabrike.