Dhuna në familje - Foto: REL/Shutterstock

Pejë, 3 muaj burg me kusht se e grushtoi gruan

Burri me inicialet E.K është dënuar me 3 muaj burg me kusht dhe 100 euro gjobë për rrahjen e gruas së tij.

Gjykata e Pejës ka vendosur që dënimi me burg të mos ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër të re penale brenda një viti. I akuzuari në këtë rast e ka pranuar fajësinë.

Aktakuza ngarkon E.K se me 30 tetor të vitit 2019, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij S.K.

Sipas prokurorisë, i akuzuari pas zënkës verbale e godet bashkëshorten në bark dhe në gjoks, deri në momentin e ndërhyrjes nga ana e fëmijëve të tyre.

Dosja e prokurorisë sqaron se mosmarrëveshjet kishin ardhur, pasi që i akuzuari kishte dyshuar se bashkëshortja është në lidhje jashtëmartesore me persona të tjerë.

 

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së, K2.0, CEL apo QKSGJ.