foto: Ilustrim

Rajoni i Pejës – 17 persona të arrestuar për mos respektim të vendimit të qeverisë

Vetëm dje në kohë dhe vende të ndryshme në rajonin e Pejës janë arrestuar shtatëmbëdhjetë persona për mos respektim të vendimit të qeverisë për masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit COVID-19.

Sipas policisë një i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët me vendim të prokurorit janë liruar dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt.

Në rrugën “ Adem Jashari “ – Pejë rreth orës 20:30 janë arrestuar një burrw dhe një grua.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në rrugën “ Wesley Klark “ ku janë arrestuar tre burra.

Pesë persona tjerë ne dy raste të ndara janë arrestuar në rrugën “ Zahir Pajaziti “ rreth orës 21:25.

Të arrestuarit tjerë janë tre të dyshuar meshkuj në rrugën “ Mbretëresha Teutë “, dhe tre persona tjerë për të cilët nuk është specifikuar rruga por njeri nga ta është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar.

Policia gjithashtu ka njoftuar se në fshatin Deshishk të Klinës është arrestuar i dyshuari mashkull fillimisht për mos respektim të vendimit të qeverise ndërsa gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substance narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullte.