Pejë, 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, 38 të tjerë me oksigjeno-terapi

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë 17 pacientë janë në gjendje të rëndë si dhe 38 të tjerë më oksigjeno – terapi.

Për 24 pacientët e tjerë infeksioni me COVID-19 mbetet pjesë e së kaluarës, tash e disa javë pacientët shpallën të shëruar pas 14 dite të cilët qëndrojnë në vetizolim, në rast se nuk kanë më simptoma.

Në raportin ditor të Spitalit të Pejës thuhet se në total janë duke u trajtuar 78 pacientë të infektuar me coronavirus.

Tutje theksohet se gjatë vikendit kanë marrë trajtim 750 pacientë.

COVID-19 këtë muaj ka thyer rekorde ku rastet kanë arritur mbi 200 të infektuar.

Dje në nivel vendi janë regjistruar edhe 245 raste të reja me SARS- CoV- 2, ndërsa u shëruan 133 të tjerë.

Brenda 24 orëve kanë vdekur 10 persona nga pandemia e COVID-19.