COVID-19

Pejë, 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, 35 të tjerë në oksigjeno – terapi

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë, 35 prej tyre janë në oksigjeno –terapi ndërsa 17 pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Nga raporti ditor i spitali të Pejës bëhet e ditur se 6 mjekë, 15 infermier dhe tre punëtorë të shërbimit teknik rezultojnë të infektuar me coronavirus.

Tutje në raport thuhet se gjatë 24 orëve në spital kanë marrë tretman mjekësor emergjent 181 pacientë.

Dje në Kosovë janë regjistruar edhe 225 raste të reja me SARS- CoV- 2, janë shëruar 201 pacientë të tjerë dhe kanë vdekur 13 persona.

Që nga marsi e deri më tani 9474 persona janë infektuar me COVID-19, 5190 të tjerë janë shëruar dhe 269 të tjerë kanë vdekur.