Pejë, 12 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

56 pacientë të infektuar me coronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Pejës 12 prej tyre janë në gjendje të rëndë, tre të tjerë në respiratorë si dhe 40 pacientë të tjerë janë nën asistim me oksigjeno –terapi.

Gjithashtu nga raporti ditor i spitalit bëhet e ditur se gjatë vikendit 520 pacientë kanë marrë tretman emergjentë shëndetësorë.

Nga rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të publikuara dje është bërë e ditur se në komunën e Pejës shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në anën tjetër në nivel vendi janë shënuar 249 persona përderisa 274 persona të tjerë janë shpallur të shëruar.

Për dhjet muaj coronavirusi ka prekur mbi 62 persona në nivel vendi, mbi 1 mijë të tjerë kanë vdekur.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.