Peja- foto:kallxo.com

Pejanit ia kërkojnë 30 mijë euro me interes 4%

Një person ka raportuar në Polici se të hënën, rreth orës 13:00, tre të dyshuar kanë shkuar në shtëpinë e tij në Pejë dhe pasi i kishte pranuar brenda, ata i kanë kërkuar 30,000 Euro me interes 4%.

“Mysafirët” i kishin thënë ankuesit se djali i tij, tani i ndjerë, i kishte marrë ato para nga të dyshuarit dhe se nëse ankuesi nuk i siguron paratë brenda një jave atëherë ata paratë do t’i marrin nga djali i vogël i ankuesit.