Ilustrim: Kartela bankare - Foto: REL/TASS

Pejani tërheq rreth 25 mijë euro nga kartelat bankare të dy personave

Një burrë ka hyrë në sistemin kompjuterik të dy personave nga Peja, të cilëve u ka keqpërdorur kartelat bankare dhe u ka tërhequr rreth 25 mijë euro.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është akuzuar për hyrje në sistem kompjuterik, keqpërdorim të besimit dhe keqpërdorim i kartelave bankare.

Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.