Foto: Ilustrim

Pejani sulmon me grushte nënën e tij

Një person është arrestuar mbrëmë në mesnatë nga policia në Pejë për një rast të dhunës në familje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht me grushte nënën e tij.

Si pasojë e sulmit, viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari sipas policisë është dërguar në mbajtje.