Pejani raporton zhdukjen e gruas

Një burrë ka raportuar në Polici se bashkëshortja i është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj.

Sipas raportit policor 24 orësh, raportimi është bërë bë Policinë e Komunës së Pejës, ndërsa ankuesi është banor në rrugën “Azem Bejta”.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar lënda.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.