Foto-ilustrim

Pejani kapet duke kultivuar drogë në shtëpi

 

Hetuesit antidrogë, kanë zbuluar një kultivues të kanabisit në qytetin e Pejës. I njëjti siç njofton policia kishte mbjellë në shtëpinë e tij disa bimë të kanabisit nëpër vazo të luleve.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 21.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe katër bimë narkotike të mbjella. Me vendim të prokurorit  i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.