Ilustrim

Pejani edhe në kohë të pandemisë gjuan me kallashnikov në aheng

Përkundër që Kosova po përballet me pandeminë e coronavirusit, qytetarët nuk po i ndalin mbledhjet në numër të konsideruar të njerëzve.

Një pejan gjatë ditës së djeshme ka shtënë me kallashnikov teksa ishte në aheng.

Policia e Kosovës fillimisht e ka arrestuar të dyshuarin ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Sali Ukella në Pejë ndërsa të dyshuarit i është sekuestruar një AK-47.