Ilustrim

Pejani arrestohet për rrahjen e djalit të mitur

Një person është arrestuar në Vitomiricë të Pejës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj.

Sipas prokurorisë së Pejës i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Viktima ka pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha Vuçetaj.