Pejani arrestohet pasi pengoi inspektorët

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Komunën e Pejës më saktësisht në rrugën “Vëllezërit Gjuka” në Pejë.

I dyshuari sipas policia ka fyer dhe penguar në kryerjen e detyrave inspektorët komunal.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit

Me vendim të këtij të fundit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.