Qendra e qytetit te Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.
Pejë: Krismat para stacionit, tentojnë ta frikësojnë Policinë
Gjatë ditës së sotme KALLXO.com kishte siguruar dy video materiale në të cilat shihen dy burra deri sa dyshoheshin se kishin “armë” në dorë e më pas gjuanin në ajër.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Rajonit të Pejës në lidhje me këtë rast.
Zëvendëskomandanti Rajonal i Policisë së Pejës Veton Elshani, ka thënë se personi që shihet duke gjuajtur para stacionit policor dyshohet se ka petardë në duar, ndërsa ka kamufluar me duar për t’u dukur se është armë.
“Po dyshojmë se tre personat kanë lidhje mes vete e më pas i kanë shpërndarë vetë video-incizimet. Por siç e pamë ne, në rastin e parë para Stacionit të Policisë në Pejë, qytetari ka përdorur petardë që të duket sikur po gjuan më armë zjarri. Jemi duke i identifikuar personat që kanë bërë gjeste të tilla”, tha Elshani.
Ai madje tha edhe se është shikuar edhe vendi i ngjarjes, por që në të cilin nuk është gjetur ndonjë gëzhojë dhe nuk ka dëshmi se është përdorur arma.
https://kallxo.com/lajm/video-dyshime-se-dy-persona-gjuajne-me-arme-zjarri-para-stacionit-policor-ne-peje