Lajm i Fundit, Coronavirus

Peja shpallet zonë karantinë, katër fshatra vatër e përhapjes së infeksionit - Dokument

Nga 29 rastet pozitive me COVID-19 në Kosovë, dy raste pozitive janë me vendbanim në Komunën e Pejës, nga 80 mostra të testuara.

Me shfaqjen e dy rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim dhe ka shpallur Komunën e Pejës zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohen që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personat e infektuar me COVID-19.

Ndërsa me të njëjtin vendim, Rrugët “Cenë Abdyli 47“, “28 Nëntori nr.4“, “Fabrika e Sheqerit”, “Vëllezërit Kastrati”, “Adem Jashari 174 2/1” dhe fshatrat Nabërgjan, Vitomericë, Lutogllavë, Katund i Ri (Billagaj) në komunën e Pejës shpallen Vatra të përhapjes së Infeksionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë ditën kur është nënshkruar, dhe vlen deri në një vendim tjetër.