Malësia e Rugovës | Foto nga Valerie Plesch

Peja e Istogu ndalojnë frekuentimin e disa atraksioneve natyrore

Kryetari i Komunës së Istogut në bashkëpunim me Komisionin Komunal për reagimin e Emergjencave ka marrë vendim për ndalimin e frekuentimit të Burimit në Istog.

Sipas njoftimit të kësaj Komunë, policia do t’i kthejë prapa të gjithë personat që e frekuentojnë këtë pjesë.

Një vendim të tillë e ka marrë dje edhe komuna e Pejës për pjesën e Grykës së Rugovës dhe pjesët tjera që janë atraksione natyrore

“Mos u nisni për ecje e shëtitje në gryken e Rugovës dhe as në pjesët tjera natyrore. Policia do t’ju kthen mbrapa” thuhet në vendimin e shtabit emergjent të Komunës.