Prishtina

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Peja dhe Prishtina sot me cilësi të dobët të ajrit

Matjet e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tregojnë se Peja dhe Prishtina ka cilësi të dobët të ajrit në mëngjesin e sotëm.

Sipas matjeve në Brezovicë, Dardhishtë, Obiliq dhe Prizren ka cilësi të pranueshme të ajrit.

Përderisa cilësi të mirë të ajrit ka në Drenas, Hani i Elezit, Mitrovicë dhe Palaj.

IHMK bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Duke klikuar KËTU ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.