Peci: Kurti vendos për ministrin e Shëndetësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një konferencë për media tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vendos se kush do të emërohet si ministër i ri i Shëndetësisë.

“Cili do të jetë emri i ri i ministrit të Shëndetësisë, do ta vendos kryeministri pashmangshëm. Ne si partner do të marrim pjesë në konsulta, por tani nuk mund të jap një emër”, tha Peci.

Më 1 tetor, ish-inistri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi ka vendosur të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Që nga ajo kohë, Kurti ende nuk e ka emëruar ndonjë ministër të ri, ndërsa si ushtrues detyre e ministrit e ka lënë Dafina Gexhën.