Foto: Komuna e Lipjanit

Përurohen shtigjet e ecjes në Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtor, zëvendësministrja MAPL-së, Makbule Shkodra dhe qytetarë të tjerë ka bërë përurimin e shtigjeve të ecjes në Lipjan.

Ahmeti foli  lidhur me projektin për të cilën tha se do të vazhdojë edhe në një fazë tjetër.

“Do vazhdojmë edhe 2.7 km në fazën e dytë për të krijuar hapësirë dhe mundësi për rekreacion qytetarëve tanë, qytetarët e Lipjanit do të kenë edhe një hapësirë tjetër me kushte shumë të mira për rekreacion dhe ecje”, ka thënë ai, njofton Komuna e Lipjanit.

Pas përurimit, po ashtu është mbajtur edhe vrapimi “Vrapimi i Krushqve”, që është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Gara e promovimit të sportit të atletikës do të bëhet tradicionale për qytetin e Lipjanit, fituesit e kësaj gare u shpërblyen, në kategroinë e meshkujve: Emin Grajqevci Vendi i parë – 200€, Albin Bytyqi Vendi i dytë – 100€, Jesmir Badtiu Vendi i tretë – 50€

Kurse në katëgorinë e femrave u shpërblyen: Albana Gashi Vendi i parë – 200€, Fatime Aliu Vendi i dytë – 100€, Hyra Bytyqi Vendi i tretë – 50€.