Kadri Veseli - Kryetar i PDK-së - 20.07.2019.

PDK zyrtarizon kandidatin për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është emri zyrtar i zgjedhur si kandidat i PDK-së për postin e kryeministrit.

Kështu tha në një konferencë nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

Ai shtoi se Veseli u zgjodh në mënyrë unanime që të jetë kandidati për Kryeministër të Kosovës.

Sipas Kuçit, Veseli ka treguar dhe dëshmuar se vlen të jetë në krye të qeverisjes.

“Kadri Veseli është një personalitet i dëshmuar jo vetëm në luftën por liri, por edhe për ekspertizën e tij që e ka dhënë gjatë aktiviteteve të tij si Kryetari Kuvendit për dy mandate por edhe si kryetar i PDK-së. Natyrisht se Veseli i prin përpjekjeve konkrete të të gjithë neve duke filluar për rend dhe ligj, për demokraci. Veseli ka kapacitet, dije që të jap shpresë tek qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Tutje shtoi se Veseli i ka shpallur luftë edhe krimit e korrupsionit.

“Ne sot kemi zgjedhur një njeri që i ka shpallur luftë të pa kompromis, korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative në shoqëri. Veprimet e tija tani kanë treguar se jenë të guximshme, ka bërë veprime të guximshme për reformim edhe të PDK po edhe në skemën politike.  Ne do të jemi të kujdesshëm që premtimet të jenë të realizuara. Veseli ka bërë shumë PDK ka bërë shumë për vendin. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi të ndërtojmë të ardhmen”, ka thënë Kuçi.