Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK thërret konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur konferencë për media për sot në orën 15:00.

Kjo konferencë vije pas lajmeve se në zyrat e PDK-së ka pasur bastisje.

EULEX-i e ka mohuar përmes një njoftimit të shkurtër se njësitet e tyre ndodhen të zyrat e PDK-së.

E gjitha kjo pasi që ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Veseli ka pezulluar gjithë aktivitetin e tij politik.

Gjatë ditës së sotme është kryer bastisje të banesa e Kadri Veselit, shtëpia e Hashim Thaçit dhe të shtëpia e Rexhep Selimit.

Të tretë dje kanë udhëtuar për në Hagë. I dyshuar në këtë aktakuzë është edhe Jakup Krasniqi.