PDK sot pritet të flasë për mundësinë e Qeverisë teknike

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës pritet që së shpejti të dal me një qëndrim për situatën politike që është krijuar në vend, pas nismës së LDK për të inicuar mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot i ka takuar krerët e dy partive tjera opozitare parlamentare, Ramush Haradinajn e AAK dhe Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate, nga të cilët ka marrë mbështetje për votat e rrëzimit të Qeverisë.

Arban Abrashi nga LDK-ja e ka konfirmuar se ende nuk janë takuar me PDK, por që në vazhdim mund të ketë takime.

KALLXO.com merr vesh se PDK pritet të dal me qëndrim nëse do e mbeshtesë mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë dhe mundësinë e bashkëpunimit për krijimin e një qeverie teknike.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, por ai nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

Abrashi sot deklaroi se nuk janë që vendi të shkohet në zgjedhje, por që të gjendet një zgjidhje kreative.