Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK sot pezullon të gjitha aktivitet politike pas vdekjes së dy zyrtarëve të saj

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pezulluar gjitha aktivitetet e saj politike për ditën e sotme pas vdekjes së dy zyrtarëve të saj mbrëmë.

“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Qyteti i Pejës është tronditur mbrëmë nga vrasja e dyfishtë që ka ndodhur në afërsi të shkollës ekonomike në Pejë.

Nga plumbat e shkrepur kanë mbetur të vdekur, kandidati i PDK-së për kryetar të  Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i PDK për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj.

Rasti ka ndodhur në afërsi të një lokali që gjendet të shkolla ekonomike.

Dyshimet e para të pakonfirmuara në mënyrë zyrtare, tregojnë se dy të vrarët kanë shtënë në drejtim të njëri tjetrit.

Deri tani dihet se është arrestuar edhe një person tjetër që kishte mbetur i plagosur në këtë incident.

Personi i arrestuar është vëllai i të vrarit Astrit Ademaj.

Incidenti tragjik në Pejë ku mbeten të vrarë dy zyrtarët e PDK-së