PDK s'ka asnjë deputet nga Gjilani

Edhe pse dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Gjilanit pati gjashtë kandidatë për deputetë për zgjedhjet e parakohshme, asnjëri prej tyre nuk ka marrë votat e mjaftueshme që të sigurojnë ulëse në Kuvend.

Në mesin e kandidatëve të PDK-së për deputetë ishin dy ish-zëvendësministra. Ai i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka dhe e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku.

Zeka në këto zgjedhje sipas rezultateve përfundimtarë të KQZ-së, ka marrë 3 mijë e 484 vota, kurse Morina-Bunjaku ka marrë 3 mijë e 515 vota.

As kandidatët e tjerë të kësaj partie Erlehta Osmani, Riad Rashiti, Arben Bislimi dhe Isa Agushi nuk morën besimin e qytetarëve që të zgjidhen deputetë.

Osmani mori 3 mijë e 436 vota, Rashiti 2 mijë e 827 vota, Bislimi 4 mijë e 662 dhe Agushi mori 2 mijë e 574 vota.

Ndërsa, në legjislaturën e kaluar PDK-ja e Gjilanit është përfaqësuar nga Zenun Pajaziti.

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka publikuar rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Nga 25 deputetë, kjo parti në parlament do të përfaqësohet me vetëm tetë gra.

Deputetët e PDK në Parlamentin e Kosovës

www.kallxo.com