Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK: Rezultati i zgjedhjeve të 2019 e ka bërë 2020 vit të rëndë për shoqërinë

Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019 si arsye që ky vit ka qenë i rëndë për shoqërinë në Kosovë.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri u shpresë se si rezultat i koalicionit të “shpresave të rreme”, viti 2020 ka qenë vit i rëndë në secilin aspekt në Kosovë.

“Si rezultat i zgjedhjeve të 2019, si rezultat i atij koalicioni të shpresave të rreme, viti 2020 ka qenë viti më i rëndë, viti më degradues në secilin aspekt për shoqërinë tonë. Ky shtet po qeveriset nga qeveria e dytë e koalicionit të shpresave të rreme që vetëm hallin e qytetarëve nuk e kanë”, tha Tahiri para mediave.

“Neve çdo ditë na vdesin nga 15-20 qytetarë si rezultat i mos angazhimit të duhur nga COVID-19. Neve na ndodhin çdo ditë plaçka të ndryshme nëpër banka e qendra tregtare dhe në anën tjetër e kemi një degradim të skajshëm në parlamentin e Kosovës si rezultat i kësaj qeverisje të keqe e këtij mashtrimi që ka ardhë nga zgjedhjet e 2019”, shtoi ai.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një polic i Kosovës është plagosur me armë zjarri pas një grabitje me armë në një degë të një banke në Kosovë.

Ish ministri i Drejtësisë përmendi edhe mungesën e deputetëve të koalicionit në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Sot kemi një shumicë parlamentare që nuk i ka më shumë se 35 deputetë prezent në seanca”, u shprehë Tahiri.

Tutje, deputeti i PDK-së ka bërë thirrje që të shpërndahet Kuvendi i Kosovës dhe vendi të shkoj në zgjedhje.

“Ne si opozitë nuk po i kemi numrat që ta çojmë vendin në zgjedhje. Por është koha që ky Kuvend të shpërndahet dhe të shkojmë në zgjedhje. Nuk mund të lejojmë ministra që i humbin nga 2 milionë euro të taksapaguesve”, tha Tahiri.

Seanca e sotme e Kuvendit u ndërprerë pasi që deputetët e Lëvizja Vetëvendosje kanë protestuar ndaj zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.

Deputetët e LVV-së, protestojnë për largimin Driton Selmanajt nga Kuvendi – VIDEO