PDK: Qeveria të filloj testim më të shpeshtë për coronavirusin

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me rastet e fundit të konfirmuara në Kosovë me virusin Covid-19.

Ismajli u shprehë se Qeveria e Kosovës është dashtë të përgatitet më mirë për t’u përballur me këtë situatë, duke pasur fat se ka qenë nga vendet e fundit që është prekur.

Sipas tij, personat që janë ardhë nga Italia është dashtë të futen në karantinë.

“Është fatkeqësi që personat e ardhur nga Italia nuk janë vendosur në karantinë, por janë lejuar që të marrin pjesë në aktivitete shoqërore. Karantina është përdorur nga e gjithë bota, por jo edhe nga Kosova” , tha para mediave, ish ministri Ismajli.

Sipas tij, në Kosovë janë duke u bërë shumë pak teste për të parë të infektuarit.

“Në Kosovë deri më tani i kemi 140 teste, e kjo është pak, duke e ditur se personat e prekur kanë pasur kontakte me qindra njerëz. Numri i ulët i testimeve e rrit mundësinë e infektimit. Qeveria Kurti duhet që urgjentisht të filloj testimin e më shpeshtë”, tha Ismajli

Në fund, Ismajli ka bërë thirrje që qytetarët të kenë sa më shumë kujdes dhe të ruajnë qetësinë.

Konfirmohet rasti i tretë me coronavirus në Kosovë

.