Bedri Hamza

PDK pro marrëveshjeve ndërkombëtare, por ato nuk votohen

Bedri Hamza, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, tha se subjekti të cilin e përfaqëson është shprehur e gatshme që ta japë votën pro marrëveshjeve ndërkombëtare.

Hamza ka ftuar qeverinë të ndërtoj ura bashkëpunimi dhe komunikimi me opozitën.

“PDK asnjëherë nuk ka qenë kundër këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare. Qeveria e ka kuptu që duhet të ndërtoj ura të bashkëpunimit, komunikimit dhe nuk duhet të thotë se ne si parti opozitare duhet të pajtohemi për gjithçka dhe çdo temë me qeverinë por për tema të rëndësishme duhet me gjet rrugën e komunikimit duhet të ketë bashkëpunim me opozitën që çështjet e rëndësishme të kalojnë në këtë Kuvend. Vota e PDK do të jetë në përkrahje të marrëveshjeve”, tha ai.

Në seancën e kaluar, PDK nuk i kishte mbështetur këto marrëveshje.

Megjithatë, këto marrëveshje nuk janë votuar për shkak të pjesëmarrjes në votim të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve.