Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK premton rritje të pagave në sektorin publik dhe privat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, në “Kallxo Pernime” ka premtuar rritje të pagave edhe për sektorin publik edhe për sektorin privat.

Përballë Jeta Xharrës ai ka treguar se si PDK është duke menduar ta bëjë këtë.

“Rritja e pagave do të jetë paralele edhe te sektori publik edhe sektori privat. Fokusi i programit tonë do të jetë mbështetja për sektorin privat. Do të stimulojmë sektorin privat që të rrisin pagat. Po ashtu do të krijojmë politika fiskale ku ata do të lirohen nga tatimet e ndryshme, ku do të ketë zbritje varësisht prej rritjes së numrit të të punësuarve dhe pagave që i ofrojnë”, tha Gashi në “Kallxo Pernime”.

Madje ai ka thënë se në programin 4-vjeçar e kanë edhe ndarjen e 500 milionë eurove për bizneset private.

“Ne mendojmë që do të ketë rritje të pagave, nëse ne ia mundësojmë që ata menjëherë mos të kenë pagesa në tatime që aktualisht i kemi. Do të kemi edhe një program për 500 milionë eurto që do të shkojë direkt për bizneset që kanë pësuar nga pandemia”, tha në mes tjerash ish ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.