Avni Bytyçi

PDK: Osmani po e sulmon KQZ-në në stilin e Trump

Pas deklarartës së u.d të presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi. Ai e ka akuzuar Osmanin se po e sulmon KQZ-në. “Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së.

E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit.”, ka shkruar Bytyçi në Facebook. Vjosa Osmani e ka quajtur të paprecedentë atë që ka ndodhur dje në mbledhjen e KQZ-së ku listat e kandidatëve për deputetë të disa partive nuk janë certifikuar.

Osmani ka thënë se do të ndërmerr masa për nëse cenohet integriteti KQZ-së./21Media