Adem Grabovci - Foto: KALLXO.com

PDK nuk e fut në listë për deputet Adem Grabovcin

Fushata e kryetarit të partisë, Kadri Veseli, për të mos lënë në pozita institucionale e partiake bashkëpartiakë ndaj të cilëve ka të ngritur aktakuzë, e ka goditur rëndë edhe ish-shefin e grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Adem Grabovci, përveç që nuk ka më ndonjë pozitë në PDK, ai nuk është përfshirë as në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

PDK ka publikuar sonte listën me emrat e 110 kandidatëve, por aty nuk figuron emri i Grabovcit, sikurse edhe emri i Sami Lushtakut.

https://kallxo.com/lajm/pdk-publikon-listen-per-deputete-me-shume-se-gjysma-emra-te-rinj/

Ndaj Adem Grabovcit rëndon aktakuza e ngritur për skandalin e përgjimeve ‘Pronto’. Grabovci hoqi dorë nga kandidatura për kryetarë të PDK-së në Pejë, ndërsa u zgjodh pjesë e këshillit drejtues të PDK-së në qershor të këtij viti.