PDK nis përgatitjet për t'i caktuar kandidatët për kryetarë të komunave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka njoftuar se nga muaji i ardhshëm do të fillojë kandidatura për garën e të parit të komunave për zgjedhjet që mbahen vitin e ardhshëm.

Ai u shpreh se shumica e kandidatëve mund të bëhen publike këtë vit.

“Që nga muaji i ardhshëm, ne do të fillojmë publikimin e të gjithë kandidatëve për kryetar të komunave në Kosovës. Me besimin që për shumicën e tyre do t’i bëjmë publike këtë vit, që të jenë të përgatitura së bashku me qytetarët dhe të përgatitin platformën e qeverisjes së tyre. Jemi më bindje të fuqishme se edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, PDK do të fitojë shumicën absolute në shumicën e komunave, me përkrahjen e qytetarëve”, tha Veseli.

Ai po ashtu bëri thirrje qytetarëve që të shpallin kandidaturën e tyre për asamble komunale që siç thotë ai “për t’i shërbyer qytetarëve”. 

Këto deklarata i bëri në një konferencë për media bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci. Këtë të fundit e lavdëroi për rezultatet në raportin e Ministrisë së Pushtetit Lokal, në të cilën doli i pari. Veseli shtoi se kjo dëshmon se PDK po qeverisë “shëndetshëm edhe në nivelin lokal”.

Zgjedhjet komunale në Kosovë pritet të mbahen në vitin e ardhshëm – 2021.