PDK në Skenderaj shkel në mënyrë drastike masat që parandalojnë përhapjen e COVID-19

Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një tubim në Skenderaj, por masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së coronavirusit fare nuk janë respektuar.

Në bazë të fotove të publikuara nga Sami Lushtaku vërehet një numër i madh i njerëzve të tubuar, ndërsa sipas vendimit të fundit të Qeverisë, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në 20 persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera) si dhe të respektohet distanca prej 1.5 metra.

“E mrekullueshme, e shëndetshme, e zjarrtë është rinia e Skenderajt. Nga kjo rini e jashtëzakonshme morëm zemër e vullnet që të vazhdojmë vizionin tonë për zhvillimin e Skenderajt. Të rinjtë e të rejat e Skenderajt janë me PDK-në pasi vetëm PDK ka punuar me përkushtim për të zhvilluar Skenderajn, me punë e projekte në çdo lagje e fshat të tij. Kjo mbështetje aq madhështore është vulë e fitores së Fadil Nurës e të PDK-së me 17 tetor!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

PDK në Skenderaj garon për kryetar me Fadil Nurën.

KALLXO.com ka shkruar edhe herave të tjera për masat që PDK i ka shkelur në Skenderaj.

Pas raportimit të KALLXO.com, Policia gjobitë PDK-në në Skenderaj për tubimin në Rezallë