PDK në Skenderaj shkel masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit

Dhjetëra persona janë mbledhur në një ambient të mbyllur në Skenderaj, duke shkelur rregullat për mbrojtje nga COVID-19.

Shumica e këtyre personave nuk mbanin maskë as distancë.

Tubimi është organizuar nga kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Fotografitë i ka shpërndarë vetë Lushtaku në Facebook.

Ai ka treguar se ky tubim është bërë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen së shpejti.

“Në Skenderaj ekziston një entuziazëm, vullnet e motiv i jashtëzakonshëm i të gjitha strukturave të degës, që ta japin maksimumin nga vetja, që Partia Demokratike e Kosovës të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka shkruar Sami Lushtaku.

Në këtë takim ku nuk u respektuan masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë ishte edhe i biri i Sami Lushtakut, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku.