Foto: KALLXO.com

PDK në Skenderaj me më së shumti ulëse në Asamblenë Komunale

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar më së shumti ulëse në Kuvendin Komunal të Skenderajt, në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Sipas të dhënave, PDK-ja ka fituar 54.07 për qind ose 8,597 vota, ndërkaq e dyta radhitet Lista e Pavarur e Bekim Jasharit me 4 mijë e 961 vota ose 31.20 për qind.

PDK radhitet e para edhe me numrin më të madh të votave për kandidatin për kryetar.

Fadil Nura i Partisë Demokratike të Kosovës ka fituar 57.99 për qind. Bekim Jashari nga lista e pavarur “Ideal për Skenderaj” ka marrë 40.64 për qind të votave.

I treti është radhitur Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj, që mori 298 vota.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet preliminare.