PDK mungon në debatin përmbyllës, Jeta Xharra ia përmend Veselit autobusin e prishur

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka sjellë përfaqësues në serinë e fundit të #DebatPernime ku përfaqësuesit e partive politike kanë folur për premtimet e tyre parazgjedhore në çështje të ndryshme.

E nxitur nga një spot reklamues të PDK-së gjatë fushatës në të cilin zyrtarë të lartë të partisë, përfshirë edhe kryetarin Kadri Veseli, shiheshin duke e shtyrë një autobus i cili u ndal në mes të rrugës, Jeta Xharra ironizoi me këtë situatë.

“S’ka faj, me t’u prishë autobusi në mes të zgjedhjeve dhe mos me pasë pjesë të rezervë… me shty e shtyn por deri ku”, tha Xharra në këtë debat.

Pjesë e debatit janë Valdrin Lluka (NISMA-AKR-PD), Hykmete Bajrami (LDK), Haki Abazi (VV) dhe Daut Haradinaj (AAK-PSD).