PDK me dy nënkryetarë, sekretar e departamente të reja

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e saj të parë ka zgjedhur strukturën e re drejtuese të partisë.

PDK-ja përmes një komunikate ka njoftuar se ka emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

Uran Ismaili është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, ndërkaq nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Agim Aliu dhe Shaqir Totaj.

Abelard Tahiri është emëruar Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative, kurse Betim Gjoshi udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale.

Blerand Stavileci është zgjedhur drejtor ekzekutiv i partisë, Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore, Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës;

Anëtarësi i Kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku është emëruar edhe si Udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës, Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit.

I sapo aderuari në PDK, Migjen Kelmendi është zgjedhur udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale dhe Muzafer Shala – Udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion;.

Kurse, Safete Hadërgjonaj është emëruar Udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi, Bajrush Xhemajli – udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët, si dhe deputetka Blerta Deliu-Kodra është zgjehdur udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore.

Sipas komunikatës, kryetari Kadri Veseli dhe kryesia e PDK-së përgëzuan të porsa zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

“Po ashtu, u rikonfirmua zotimi për fuqizimin e angazhimit të mëtejmë politik në pajtim me pritshmëritë e qytetarëve dhe sfidave të cilat po i kalon vendi”, thuhet në komunikatë.

PDK-ja me 29 dhjetor 2019, ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, gjatë të cilës janë zgjedhur anëtarët e Kryesisë së partisë.

Anëtarë të Kryesisë së PDK-së janë: Kadri Veseli, Abelard Tahiri, Bajrush Xhemaili, Bedri Hamza, Betim Gjoshi, Blerta Deliu, Donjet Bislimi, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Enver Hoxhaj, Ganimete Musliu, Fehmi Mujota, Floretë Zejnullahu, Hajredin Kuçi, Ilir Kurtishi, Luljeta Veseli-Gutaj, Memli Krasniqi, Migjen Kelmendi, Muzafer Shala, Safete Hadërgjonaj, Sami Lushtaku, Shaqir Totaj, Uran Ismaili, Valdete Idrizi, dhe Xhavit Haliti.

KALLXO.com ka raportuar se në mesin e 25 anëtarëve të Kryesisë së PDK-së, 8 prej tyre në zgjedhjet e fundit nacionale kishin kandiduar për deputetë, por nuk ia kishin dalë të merrnin besimin e qytetarëve për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, për herë të parë e kanë pozicionuar PDK-në në opozitë, përkatësisht në vend të tretë, pas LVV-së e LDK-së.

Gjatë këtij viti, ka pasur pakënaqësi në përbërjen e re të kryesisë së PDK-së.

Njëri prej themeluesëve të PDK-së, Lirak Çelaj i pati shkruar një letër publike kryetarit të partisë, Kadri Veselit.

Në letrën e tij Çelaj ka shkruar se është i shqetësuar me zhvillimet brenda kësaj partie, ku sipas tij me zgjedhjet e fundit brenda saj ka patur spastrim të figurave kyçe.

Çelaj ka shkruar se me drejtimin e Kadri Veselit, PDK është shndërruar në parti të ‘kullerëve’, duke i eliminuar figurat që sipas tij kanë punuar shumë për partinë.

Por, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, patën hezituar të japin qëndrime lidhur me letrën publike të anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, Lirak Çelaj lidhur me pakënaqësitë e këtij të fundit për gjendjen aktuale të PDK-së.

Zhvillimet në PDK: Elmi Reçica e Xhavit Halit as nuk e kanë lexuar letrën me akuzat e Lirak Çelajt