PDK me 11 deputetë nga rajoni i Drenicës

Afër gjysma e kandidatëve të Partisë Demokratikë të Kosovës(PDK), që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, janë nga rajoni i Drenicës.

Nga 25 deputetë sa do të ketë PDK-ja, 9 prej tyre janë nga Komuna e Skenderajt dhe 2 nga Drenasi.

Edhe për këtë legjislaturë Mergim Lushtaku do të jetë deputet me 18 mijë e 539 vota, Bekim Haxhiu me 10 mijë e 538 vota, Ganimete Musliu me 8 mijë e 397 vota, Evgjeni Thaçi me 8 mijë e 365 vota dhe Blerta Deliu- Kodra me 8 mijë e 99 vota, kanë siguruar votat e nevojshme që të bëhen deputetë.

Listës i bashkohen edhe dy ish-ministrat, Bedri Hamza me 15 mijë e 471 vota , Abelard Tahiri me 14 mijë e 579 vota dhe ish- zëvendësministri i Diasporës, Fadil Nura me 9 mijë e 19 vota.

Në anën tjetër, PDK do të përfaqësohet nga deputetë të rinj siç është Sejdi Hoxha me 9 mijë 676 vota,  Ariana Musliu- Shoshi me 8 mijë e 831 vota dhe Ferat Shala me 18 mijë e 334 vota.

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka publikuar rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Nga 25 deputetë, kjo parti në parlament do të përfaqësohet me vetëm tetë gra.

Deputetët e PDK në Parlamentin e Kosovës