Screenshot nga seanca e jashtëzakonshme më 11.10.2024.

PDK, LDK, AAK e deputetët Korenica dhe Rrahmani marrin pjesë në seancën për shkarkimin e Kusari- Lilës

Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) për shkarkimin e deputetes Mimoza Kusari- Lila.

Seanca është thirrur nga PDK në lidhje me komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila me Milan Radoiçiqin.

Në Kuvendin e Kosovës të pranishëm shihen pranishëm janë vetëm deputetët e PDK-së dhe LDK-së, disa deputetë të AAK-së dhe dy deputetët e pavarur e sapolarguar nga Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e Visar Korenica më 01.10.2024 bën publike kandidimin në zgjedhjet e 09.02.2025 si pjesë e Listës Familja.

Rrahmani e Korenica iu bashkuan koalicionit AKR-PD.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën plenare të 10.10.2024 ka kërkuar që të shtyhet rendi i ditës i paraparë për këtë të enjte, dhe të flitet për siç tha ai, “për involvimin e Radoiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendit të Kosovës”.

Ai tha se Millan Radoiçiq bashkë me deputeten Mimoza Kusari- Lila e kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë.

“Këta dy persona kanë lënë jashtë pagës minimale kategoritë më të ndjeshme në vendin tonë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe invalidët e luftës. Ajo që është më tragjike- të dy bashkë paskan pasë edhe kandidat të përbashkët për Gjykatën Kushtetuese” -kishe thënë ai.

Ai kërkoi nga Kusari Lila që t’i kërkoj falje Grupit Parlamentar të PDK-së.

Kusari-Lila gjatë seancës kundështoi Shefin e GP të Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me pagën minimale.

“Në fakt është për keqardhje të dëgjosh shpifje dhe fabrikime. Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni me atribu bashkëpubimin që e keni pasë ju me Listën Serbe. Aq shumë po ju mungojnë. Me qeverisjen e Kurtit, qe 28 muaj Lista Serbe nuk është këtu”- tha Kusari- Lila.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq e kishte marr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Millan Radoiçiq akuzohet se ka siguruar para që nga 2017-ta e deri më 24 shtator 2023 për të blerë armatim të rëndë e për t’i paguar pjesëmarrësit e tjerë të grupit për kryerje të veprimtarisë kriminale.

Dosja e Prokurorisë Speciale e siguruar nga KALLXO.com sqaron se Radoiçiq, në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar, ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë, dhe pjesa më e madhe e tyre janë përdorur për armatim të rëndë.