Deputetet, PDK

Grupi Parlamentar i PDK-së. Foto: Kuvendi i Kosovës

PDK kushtëzon votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me caktimin e datës së zgjedhjeve

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë kushtëzuar Qeverinë që të diskutojë datën e zgjedhjeve në mënyrë që PDK të votojë për marrëveshjet ndërkombëtare.

Kështu ka deklaruar sot në Kuvend shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Në momentin që ju jeni të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për datën e zgjedhjeve edhe ne do të jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për mbështetjen e marrëveshjeve ndërkombëtare”- ka thënë Tahiri.

Ndërsa, paraprakisht ka njoftuar se PDK refuzojnë të marrin pjesë në punimet e seancës për shkak të mos votimit për të përfshirë në rend të ditës një draft-rezolutë për mbështetje ndaj Policisë së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e sotme në mungesë të kuorimit pas largimit të partive opozitare nga salla e seancave plenare.

Pas pauzës dy orëshe, deputetët opozitarë të PDK-së e LDK-së u rikthyen në sallë për të deklaruar më pas që refuzojnë të marrin pjesë në punimet e seancës së sotme.

Kuvendi ka mbyllur punimet për sot.