PDK kritikon Qeverinë për menaxhim me arsimin gjatë pandemisë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra në seancën e sotme të Kuvendit e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e arsimit në kohë të pandemisë COVID-19.

Ajo ka thënë se kalimi nga mësimi tradicional në atë elektronik ka qenë jo vetëm i vështirë, por edhe i pa realizueshëm dhe shume prej tyre nuk kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Deliu Kodra tha se mbi 10 për qind e nxënësve nuk kanë marr pjesë në mësimin në distancë.

“Janë mbi 32 mijë nxënës që nuk e kanë ndjek mësimin online. Gjysmëvjetori i dytë pothuajse është i humbur në tërësi… Pavarësisht që më në fund kishte udhëzues me skenar procesi mësimor lënë për të dëshiruar”, tha ajo.

Deliu-Kodra tha se nuk janë vizituar shkollat nga qeveria dhe ministrja e Arsimit.

“Kjo qeveri dhe zonja ministre nuk e di nëse ka vizituar ndonjë shkollë përveç, që është përzier në kompetenca të shkollave… Çfarë do të ndodhë zonja ministre me 32 mijë fëmijët që e kanë humb vitin shkollor”, tha Deliu Kodra.

Mësimi online sipas saj përkundër përparësive nuk ofron cilësinë e duhur dhe nuk ka kuadër të mjaftueshëm Kosova për këtë skenar.

“Gratë është dashtë të vendosin mes punës dhe asistimit të mësimit të fëmijëve në mësimin online… Nëpër shkolla nuk zbatohet matja e temperaturës. Kjo qeveri ka dështuar të monitorojë zbatimin e mësimit në këto kushte”, tha Deliu Kodra.

Sipas deputetes kjo qeveri në më shumë se 60 ditë të saj nuk e ka bërë përpjekjen për të mbrojtur shëndetin e mësimdhënësve.

Ajo ka përmendur edhe vaksinat që sipas saj Kurti nuk i pranoi as donacion nga Shqipëria.

“Zonja ministre duhet të sjellni plan për rimëkëmbjen e arsimit në Kosovë”, tha Deli Kodra.

Ajo tha se Qeveria ka dështuar të ofroj mundësi që arsimi të jetë cilësor.

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot vazhdimin e debatit parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Ky debat është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).