PDK kritikon ministren Nagavci për përzgjedhjen e anëtarëve të KShC-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka kritikuar përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

“Në fillim të muajit prill është hapur konkursi për anëtarë të bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë si dhe ka emëruar komisionin prej pesë anëtarëve në mesin e të cilëve është edhe ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë deputetja Hoxha.

Ajo gjithashtu ka kritikuar përzgjedhjen e anëtarit Seb Bytyci dhe angazhimin e tij si profesor në universitet.

“Ministrja ka përzgjedhur një person të tretë i cili nuk ka qenë në listën e parë e që është profesori Seb Bytyci dhe me këtë rast, ka shkelur disa të drejta juridike”, ka thënë ajo.

Deputeteja Hoxha ka shtuar se profesoresha Hasnije Ilazi ka shkelur kriteret e KShC-së, pasi që është anëtar e bordit të shkollës “ATOMI”.

“Hasnije Ilazi ka lidhje të ngushtë me Rron Gjinovcin, i cili ka qenë student i saj, por edhe ka diplomuar tek ajo së fundmi. Hasnija ka qenë mentore e Gjinovcit dhe së bashku kryesojnë Shoqatën e Filozofëve të Kosovës, por e ka ndihmuar edhe lidhja e saj me zëvendësministrin Dukagjin Pupovci”, ka shtuar ajo.

 

Emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Cilësisë që do të dërgohen në Kuvend