PDK kërkon të mblidhet Kuvendi për pozitat vakante në Gjykatën Kushtetuese

Shefi i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se legjislativi duhet të mblidhet sa më shpejt në seancë në lidhje me dy pozitat vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ai kërkoi që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje të vjen në Kuvend dhe të procedohen pika të rëndëshishme siç është Gjykata Kushtetuese.

“Një prej çështjeve më të rëndësishme janë dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Është në limitet e saj. Kuvendi është i obligun të mblidhet sa më shpejtë. Është obligim ligjor e kushtetues i Kuvendit. I kemi kërkuar forcave politike të gjejmë dakordim që gjykata Kushtetuese mos të përballet me moskuorum”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së ka përmendur edhe pozitat vakante të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ai kërkoi që të plotësohen vendet edhe në Organin Shqyrtues të Prokuromit Publik.

“Duhet këtë përgjigjje ta jap mazhoranca. PDK në vazhdimësi në projekte të rëndëshishme për shtetin ka qenë konstruktive dhe i kemi mbështet. Ne nuk bëhemi opozitë për projektet me interes të qytetarëve”, tha ai.

Tahiri tregoi se janë duke e përgatit një padi për marrëveshjen mes Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë Austriake për HERAS +.

“Edhe pse marrëveshja nuk është ratifiku në Kuvend këto fonde kanë fillu mu implementu. E kërkojmë ministren që të raportoj në Kuvend që edhe ne mos të procesojmë padinë”, tha ai.