PDK kërkon që të adresohen në Kuvend nismat e tyre ligjore lidhur me pandeminë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për ndikimin në ekonomi të situatës nga coronavirusi.

“Nëse kjo çështje nuk adresohet urgjent, ndikimi do të jetë afatgjatë. Derisa në shumicën e vendeve urgjent është intervenuar në ekonomi, kjo tek ne nuk ka ndodhur”, tha Hamza.

Sipas tij, PDK-ja ka qenë subjekti i parë politik që ka proceduar projektligjet me qëllim të adresohet kjo temë, për shkak të pandemisë, por se nuk ka pasur vullnet politik të trajtohen në Kuvend.

“Ne besojmë që janë krijuar të gjitha parakushtet që iniciativat tona ligjore, në procedurë të rregullt, duke i plotësuar të gjitha parakushtet ligjore, të vijnë të diskutohen në Kuvend të aprovohen, që ne të jemi në përkrahje të ekonomisë”, tha ai.