PDK kërkon nga Kurti shkarkimin e Donika Gërvallës - VIDEO
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri ka mbajtur konferencë për media pas përplasjes së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, me ministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, duke kërkuar shkarkimin e saj.
Tahiri në këtë konferencë tha se të gjithë ishin dëshmitarë të angazhimit të ministres Gërvalla për denigrimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“U pa angazhimi i ministres së Punëve të Jashtme në denigrimin e luftës së UÇK-së, ajo sot vazhdoj të fyej luftën e UÇK-së, kauzën tonë më të ndritur, fyente viktimat të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe sakrificën tonë më të madhe”, tha Tahiri.
Tahiri ka thënë se PDK nuk do të lejoj që ministrja të flet në narracionin e ndërtuar në Beograd, duke kërkuar shkarkimin e saj.
“Ne si PDK nuk mund të lejojmë që ministrja të flet në narracionin e ndërtuar në Beograd. Kërkojmë nga kryeministri Kurti që sa më parë të shkarkojë këtë ministre të papërgjegjshme që në vazhdimësi fyen vlerat më të larta të popullit tonë. PDK e merr me shqetësim qëndrimin e ministres sepse ajo përfaqëson Kosovën”, tha Tahiri.
Në këtë konferencë, Tahiri tha se në vazhdimësi ka tendencë që të ndalet fjala e deputetëve të opozitës.
“Ju e patë edhe sjelljen e mazhorancës në këtë seancë, ne kemi në vazhdimësi tendencë për të ndalë fjalën deputetëve të opozitës, dhe për të ju pamundësuar atyre që të ngritin çështjet e tyre. Kjo sjellje nga nënkryetarja e kuvendit është e papranueshme. Sot u pamundësua vazhdimi i seancës sepse në vazhdimësi kishim fyerje nga deputetët e kësaj mazhogrance”, tha Tahiri.
Në rast të mos shkarkimit të Gërvallës, Tahiri tha se do të përdorin të gjitha mjetet demokratike që kësaj ministre t’i pamundësohet ushtrimi i kësaj detyre.
Tahiri bëri të ditur se deputetet e PDK-së nuk do të kthehen në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet që të vazhdoj në ora 14:00.
KALLXO.com raportoj për përplasjen mes Gërvallës dhe Tahirit.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë një fjalim në Kuvendin e Kosovës drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo akuzoi që PDK është përgjegjëse për instalimin e korrupsionit dhe krijimin e Gjykatës Speciale.
“Po ju drejtohem juve deputetëve të PDK se korrupsioni nuk është shpikje e jona dhe nuk është narrativë e Serbisë por realitet i hidhur i qytetarëve të Kosovës. Qeveria jonë është zgjedh me mandatin për ta luftu krimin e korrupsionin e instaluar më së shumti nga ju në këtë vend”, tha ajo.
Gërvalla tha se Gjykata Speciale nuk është instalu nga Serbia është instalu nga PDK.
“Sepse ju jo vetëm që nuk e keni luftu dhe nuk keni ndërmarr asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pas luftës por jeni mundu ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë dhe ju jeni ata që në këtë formë e keni bërë të mundur Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale nuk ka piku nga qielli. Ky koalicion qeveritar nuk e ka kriju Gjykatën Speciale atë e keni krijuar ju”, tha ajo.
“Ju jeni përgjegjës që prijësit e juaj sot ndodhen në Hagë, duke mohu të vërtetën nuk do ta zgjidhni këtë çështje”, përfundoi Gërvalla.
Abelard Tahiri u kundërpërgjigj duke i thënë se Gërvalla është turpi i diplomacisë kosovare.
“Minsitre sot e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë mo me u marr me Republikën e Kosovës sepse të ka ty përfaqësues. Ti je turpi i diplomacisë. Sot me dal me than që nuk o bo prej Serbisë Gjykata Speciale është turpi me i madh për qytetarët e Republikës së Kosovës, tha Tahiri.
AI kërkoi nga Gërvalla që tu kërkoju fale qytetarëve sepse ajo gjykatë sipas Tahirit është bërë me fakte të rrejshme nga qeveria serbe.
Debat i nxehtë mes Gërvallës dhe Tahirit për Gjykatën Speciale